Një 16 vjeçar është në ndjekje penale pasi gjatë kontrollit fizik nga policia në Sarandë, iu gjetën dhe sekuestruan disa doza e lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.