Kandidati i opozites ”Bashke Fitojme” per Bashkine Tepelene, Baftjar Imeri, permes nje postimi ne fb i ka kerkuar kandidatit socialist, Termet Pecit, qe te perballen ne nje debat te hapur.
Opozitari Imeri nder te tjera shprehet se: ” Mbeta i “mahnitur” se si nje “Kryetar” Bashkie i pa zgjedhur, pas kaq kohe, flet sikur vjen ne Tepelene per here te pare. Nuk mban pergjegjesi per asgje cfare ai ka bere per te shkaterruar Tepelene e perzene banoret e saj.”
Ja postimi i plote i Imerit:
Nuk po u besoja vesheve nga mashtrimet e Termetit.
I kerkoj nje debat publik atij, qe vetem te keqija i ka krijuar ketij komuniteti te nderuar!
Duke kaluar dje shtepi me shtepi ne Lagjen e Kalase, degjova zerin e shkatrrimtarit te Tepelenes.
Kisha lexuar e me kane thene per genjeshtrat e tij, prandaj ngadalesova hapat e u afrova per ta degjuar vete.
Mbeta i “mahnitur” se si nje “Kryetar” Bashkie i pa zgjedhur, pas kaq kohe flet sikur vjen ne Tepelene per here te pare.
Nuk mban pergjegjesi per asgje cfare ai ka bere per te shkaterruar Tepelene e perzene banoret e saj.
Premton sikur te kerkonte mandatin e pare… Vetem te pa verteta thoshte!
Ndaj e ftoj perseri ne nje debat te hapur publik keto dite fushate, ku dhe kur ai te desheroje!
Neqoftese guxon le te vije e te ballafaqohemi!