Ish kandidati i Lulzim Bashës në Sarandë ne zgjedhjet parlamentare te 2017, Jolio Dine, i është bashkuar Rilindjes se Edi Ramës duke u emëruar drejtor i Investimeve në Bashkinë e Sarandës, e cila drejtohet nga nje tepelenas me emrin Olsian Çaçi.
Sipas informacioneve të Jugulajm, Jolio Dine nën rrogoz ka punuar për Rilindjen edhe gjatë fushatës së 14 majit 2023, si dhe me kryebashkiakun aktual te Sarandes, Oltion Çaçi, për çka ka marrë shpesh akuza nga demokratët e Sarandës si i shitur.
Tashme akuzat e demokrateve kanë rezultuar reale dhe te pareklamueshme nga Jolio apo ‘Jolër’ të tjere brenda ‘stanit’ te Alibashës.
Nuk eshte hera e pare qe Jolio “rilindasi” ka spiunuar demokratet per llogari te Rilindjes, pasi viktima e pre ishte Kreshnik Bozho, kandidati i PD per Bashkine e Sarandes ne zgjedhjet e vitit 2015, ku humbi per nje grusht votash me aktet e tradhetise se Jolios se rilindur.
Prej muajit dhjetor të 2024 Jolio rilindasi kandidati i Alibashes, është drejtor në Bashkinë e Edi Ramës, duke braktisur përfundimisht PD.
Madje kaq i rilindur eshte Jolio, saqe ne story ka hedh dhe punet e Bashkise se Sarandes.
Ish kreu i PD Sarandë, Hariz Mema, shpesh e akuzonte Jolio rilindasin si të shitur në PS dhe tani koha e vërtetoi edhe pse Hariz Mema nuk jeton më që të shikonte realitetin dhe profetësinë e tij.