Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 49 vjeç, banues në Fier dhe M. H., 48 vjeç, banues në Roskovec, pasi gjatë kontrollit në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur disa krerë bagëti të imta, pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara të kontrabanduara.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi B. M., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë doganier në pikën doganore Kakavijë, pasi dyshohet se ka ndihmuar këta 2 shtetas, për të kaluar automjetet me bagëti, në PKK Kakavijë, pa kryer procedurat doganore.