Një 47-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, pasi është kapur me një sasi parash të padeklaruara teksa po dilte nga Shqipëria në Kakavijë.
Njoftimi i policisë:
PKK Kakavijë
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të padeklaruara, procedohet penalisht 47-vjeçari.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit N. L., ku iu gjetën 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin N. L., 47 vjeç, banues në Shkodër. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.