Një shtetas në Maliq ka kallëzuar në Polici se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, 30-vjeçarin me inicialet E.R, i cili jeton në Gjermani.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka nisur punën për lokalizimin e 30-vjeçarit, për të cilin ende nuk ka asnjë informacion.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.
Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.