Ndeshja e Shqipërisë kundër Çekisë është në qendër të vëmendjes edhe pse jemi plot më shumë se 20 ditë larg nga kjo sfidë.

Kuqezinjtë tanë po kalojnë një formë të mirë dhe janë pranë kualifikimit në Europianin “Gjermani 2024”.

Pikërisht për këtë ndeshje, Selami Jenishehri i ka shkruar një letër Armand Dukës, duke i dhënë këshillat se si duhet të fitojë.

Ish-deputeti i Parlamentit Shqiptar thekson se është këshilltar i Amir Grimës, trajnerit të kombëtares së vajzave.

Jenishehri pretendon se gjithmonë ka pasur rezultate, madje ndalet në anën teknike se si duhet të sillen lojtarët në fushën e blertë.

Në fund e mbyll duke theksuar se di më shumë se sa stafi teknik i Kombëtares sonë dhe kësisoj ka nisur nga puna duke shkruar një libër.

Më poshtë njihuni me letrën e shkruar dhe firmosur nga Selami Jenishehri, duke lënë të shënuar edhe numrin e tij të telefonit.

Image