Edhe këtë të diel moti parashikohet i paqëndrueshëm, me mbizotërim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit.
Herë pas here do të kemi reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 16 °C;
në vendet e ulëta: 8 / 18 °C;
në vendet malore: 2 / 11 °C.