Gjatë paradites së sotme vendi ynë do të dominohet nga një mot i kthjellët dhe i qëndrueshëm në të gjthë territorin, ndërkohë që pasditja pritet të sjellë mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave zonat veriore.
Ndërsa në orët e mbrëmjes dhe natës vonë vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin, ku më të shumta do të jenë në zonat veriore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.