Viti 2022 do të mbyllet me mot të mirë dhe me diell pothuajse në të gjithë territorin shqiptar.

Kjo e shtunë pritet të sjellë kalime të pakta vranësirash në zonat malore ndërkohë që pas orëve të mesditës, ato do të përhapen edhe në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje në mëngjes duke shfaqur një luhatje nga 3°C deri në 17°C.

Ndërsa era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.