Polici Gerhard Baka, ishte këtë të martë i ftuar në një emision televiziv për të folur për problemet që has më së tepërmi në qarkullimin rrugor.
Ai theksoi se nëse hedh sende nga dritarja e makinës ndëshkohesh.
Më tej ai nënvizoi se për hedhjen e bishtave të cigaresh merr gjobë nga 25 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.
“Çdo send që mund të hedhësh nga dritarja dhe ndot ambientin është i ndëshkueshëm. Për hedhjen e bishtit të cigaresh merr gjobë nga 25 mijë lekë të reja deri në 100 mijë lekë të reja”-tha ai.