Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën jug-lindore.
Nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale në mesdite.
Temperaturat minimale do të luhaten 10-15 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 20 -23°C në veri, 22 -26°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jete me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3- 4 ballë në det të hapur.