Etleva Bejko është 50-vjeçarja që ndërroi jetë sot, si pasojë aksidentit të rëndë rrugor, që ndodhi rreth orës 11:30 në “Qafën e Muzinës”.
Bejko ndërroi jetë në vendngjarje, kur humbi kontrollin e mjetit që po drejtonte. Për pasojë makina doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e e menjëhershme të 50-vjeçares.
Mësohet se viktima është nën e një djali. Etleva kishte rreth 25 vjet që kishte emigruar në Greqi.
Bejko punonte dhe jetonte në Janinë, ndërsa mësohet se kishte ardhur në Shqipëri për të takuar njerëzit e saj në Markat të Konispolit.