Shkolla fillore De Gasperi në Noicattaro ka bërë një gjest të ndjerë në nder të vogëlushit shqiptar, nxënës i kësaj shkolle, i cili humbi jetën disa muaj më parë.
Bashkë me librat, tashmë janë të vendosura disa foto të Orielit të vogël, ndërsa biblioteka mban emrin e tij.
Duke parë sot vizatimet, punët e vogla që bëri së bashku me prindërit dhe motrën e tij ishin të bukura dhe prekëse. Vdekja e tij na tronditi por bashkoi komunitetin e Noicattaro”, tha kryetari i bashkisë së Noicattaro, Raimondo Innamorato i cili mori pjesë në ceremoninë e emërimit të organizuar.
Orieli, vetëm 8-vjeç u përplas nga një makinë dhe humbi jetën 25 dhjetorin e kaluar teksa ndodhej me familjen e tij në Borgo Segezia në Foggia.
Shokët e klasës dhe mësuesit e tij ishin shumë të emocionuar, bënin vizatime dhe shkruanin për të.
Vendimi për emërtimin e bibliotekës u diktua “nga pasioni i fëmijës për të lexuar’,- thotë kryebashkiaku.
“Në kujtim të buzëqeshjes, syve, ëmbëlsisë tënde. Do të mbetesh në zemrat tona”, shkruhet në pllakatë e ngjitur në murin e jashtëm të bibliotekës.