20 persona janë arrestuar nën akuzën e trafikut të kokainës nga policia italiane. Shtatë prej të arrestuarve janë me kombësi shqiptare, një është me kombësi dominikane, dy me kombësi kolumbiane, raportojnë mediat italiane.
Policia ra në gjurmët e tyre, për shkak se grupi përdorte një sistem të koduar komunikimi të quajtur EncroChat dhe informacioni rrodhi nga pajisjet SkyEcc.
Gjashtë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të grupit që vepronte prej vitit 2014 në Genova në Panama; Kolumbia dhe Venezuela, të cilët synonin importimin e kokainës nga Amerika Latine për në portin e Genovas dhe më pas rishitej tek palët e treta.
Grupi drejtohej nga Gabriele Puleo. Ai kishte një rrjet kontaktesh me organizatat e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut.
Edhe pas arrestimit të tij, që u bë më 7.10.2015 pas sekuestrimit të 147.970 kg kokainë, në bashkëpunim me të arratisurin Belloço Giuseppe Puelo, ai komunikoi me bashkëpunëtorët e tjerë, mes tyre Marco Cuoco, Vincenzo Puleo me anë të sistemeve të komunikimit të enkriptuara të bëra vetë, duke vazhduar të organizojë dhe financojë importimin e ngarkesave të reja të kokainës nga Kolumbia dhe nga Republika Dominikane, dhe me destinacion Italinë, nëpërmjet portit të Genovas, aeroportit të Parisit, aeroportit të Amsterdamit.
Pagesa e lëndës narkotike kryhej me një metodë që konsistonte në dorëzimin e parave të gatshme tek një ndërmjetës në Itali, i cili kujdesej për dërgimin tek furnitori, duke dorëzuar faturat tek blerësit.
Të dyshuarit akuzohen për nëntë episode të importimit të kokainës nga Kolumbia, Republika Domenikane, Panama, për një total prej rreth 670 kg dhe një vlerë tregtare prej 25 milionë euro.