Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas mediave vendase, shqiptari është kapur duke udhëtuar me makinë. Pas kontrollit të mjetit, policia ka gjetur rreth 5 kg hashash, një peshore elektronike dhe 495 euro cash.
Sipas policisë, 55-vjeçari pasi pa se ishte zënë në ‘kurth’ ka tentuar që të shpëtojë duke i dhënë para efektivëve, por plani i tij dështoi.
55-vjeçarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në pritje të seancës gjyqësore.