Pas 18 orësh negociatash, Erald P. 38 vjeç, me origjinë shqiptare, pak pas orës 9 të mëngjesit të sotëm hapi vullnetarisht derën e shtëpisë së tij dhe iu dorëzua karabinierëve.
Ai ishte mbyllur në shtëpi që nga ora 12 e ditës së djeshme për të shmangur dërgimin në psikiatri pas kërkesës së prindërve të tij.
Burri, me patologji të rënda psikiatrike, prej dy muajsh kishte ndërprerë ilaçet dhe kjo e kishte shtyrë të bënte gjeste kërcënimi ndaj kujtdo, duke filluar nga prindërit e tij, të cilët i kishte rrahur disa herë
Ai qarkulloi me një çekiç dhe një thikë si dhe një bidon benzinë. Ditën e djeshme, ai u mbyll në shtëpi duke kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni ose do t’i vinte flakën të gjithë godinës.