Një shofere shqiptare 32-vjeçare ka aksidentuar për vdekje një 47-vjeçar italian.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Inzago, të Italisë.
Viktima është identifikuar si Massimo Tabacco.
Sipas mediave, shqiptarja po drejtonte një fugon kur përplasi italianin, në rrugën Emanuele Filiberto.
Ajo është transportuar në spital dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.