Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur në Itali, ndërsa në prangat e policisë ka rënë një bashkatdhetar i tij.
Ngjarja ndodhi më Viale Valganna dhe se shqiptarët janë të moshave 27 dhe 32 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se autori është arrestuar. Ndërkohë, mësohet se ai ka goditur disa herë me kaçavidë në mes të rrugës një bashkatdhetar.
plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori ndodhet në paraburgim.
Mësohet se të dy janë emigrantë me dokumente të rregullta dhe nuk kanë precedentë të mëparshme kriminale.