Një 58-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge.
Sipas policisë, në një ndarje të krijuar midis sediljeve të pasme dhe bagazhit një makinës u gjetën 10 pako me kokainë, me peshë rreth 11 kilogram dhe vlerë rreth 1 milion euro.
Shqiptari ishte nisur nga Puglia drejt Reggio Emilias kur u ndalua nga policia.
Policia kishte informacione se një Volvo me ngarkesë droge në bord po nisej nga Bari për në Italinë e Veriut.
Pasi u monitorua me kamera përgjatë itinerarit në A14, oficerët ndërhynë në Castel San Pietro.
58-vjeçari, shfaqi shenja nervozizmi gjatë kontrollit.
Kontrolli i parë i burrit dhe makinës dha rezultat negativ, por më pas qeni Barak zbuloi drogën, e cila ndodhej mes sediljeve të pasme dhe bagazhit.