Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua në Verona të Italisë pasi kërkohej nga Belgjika. Shqiptari kërkohej për krime të rënda, duke përfshirë vrasje.
Arrestimi është rezultat i aktivitetit të kryer nga shërbimi i bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në bashkëpunim me organe të huaja, falë një sistemi informacioni që mundëson përpunimin në kohë reale të informacionit të marrë nga forcat e ndryshme policore.
Operacioni u zhvillua pas të dhënave nga eksperti ndërlidhës për Belgjikën dhe ekipet celulare të Verona, Treviso dhe Brescia bashkëpunuan si dhe policia e kufirit ajror të Trevisos dhe Villafranca.
Monitorimi i tranzitit të aeroportit dhe sinergjia mes zyrave të hetimit të përfshira bëri të mundur zbulimin e mbërritjes së të kërkuarit së bashku me familjen e tij në aeroportin e Trevisos.