Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Rimini të Italisë për veprën penale të posedimit me qëllim shitje droge.

Siç raportohet hetuesit e identifikuan të riun teksa po endej pranë një ndërtese bujqësore të pashfrytëzuar në “Via Marecchiese”.

Gjithashtu shqiptari pasi ka vënë re kontrollin e policisë, ka tentuar të heqë materialin kishte nxjerrë nga një gropë e hapur në tokë.

Por pas kontrollit të policisë rezultoi se ishte kokainë e paketuar në 8 mbështjellës, me një peshë totale rreth 110 gramë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në objektin e akomodimit ku ai qëndronte, u sekuestruan edhe disa gramë hashash.