Një 39-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap me kokainë në Itali.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se i riu është arrestuar në kufi me Zvicrën ku synonte të kalonte.
Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia gjeti 4.5 kilogramë kokainë të pastër si dhe disa mijëra euro cash.
Ndaj shqiptarit tashmë kanë nisur hetimet se si e ka gjetur lëndën narkotike dhe ku synonte që ta çonte.