Një 35-vjeçar shqiptar në Itali është prangosur, pasi është kapur me rreth një kilogram kokainë në furgonin me të cilin shkonte nga banesa, ku i ishte caktuar masa e arrestit në shtëpi, drejt vendit të punës.
Pasi u ndalua nga policia, 35-vjeçarit iu gjetën përveç sasisë së drogës edhe 2 mijë euro në mjetin me të cilin udhëtonte.
Sipas hetuesve, droga mund të kishte arritur deri në vlerën e 100 mijë eurove nëse shitej me pakicë.