Policët e Skuadrës Fluturuese kanë arrestuar një 64-vjeçar, të cilit i janë gjetur armë dhe municione në shtëpi. Në mbrëmje u arrestua edhe bashkëshortja e tij 53-vjeçare, po ashtu me origjinë shqiptare. Sipas mediave italiane, në banesën e tyre, 29 granata; 1,4 kg TNT e ndarë në 7 pako; 37 siguresa për granata dore, etj.

Një pjesë e materialit të sekuestruar, në marrëveshje me organet e drejtësisë, u asgjësua menjëherë – në mënyrë të sigurt – në një gurore në provincë.

Një prej efektivëve italiane, u lëndua pasu bllokoi shqiptarin që kishte rrëmbyer një granatë teksa policët po hynin në shtëpinë e tij. Ai aktualisht është ende i shtruar në spital me traumë në gjoks, por jeta e tij nuk është në rrezik.