Nga Italia është nisur anija e parë me emigrantë për t’i sjellë në Shqipëri ku do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit, sipas marrëveshjes së arritur mes Kryeministrave Rama-Meloni.
Anija “Libra” e Marinës Italiane u nis nga Lampedusa me destinacion final Shqipërinë.
Fillimisht ndaloi në bregun siçilian pasi shpëtoi një grup emigrantësh që ishin larguar nga bregu i Afrikës së Veriut.
Emigrantët e vendeve të treta, iu nënshtruan kontrolleve para se të dërgoheshin drejt vendit tonë.
Mediat italiane raportojnë se azilkërkuesit, kryesisht nga Afrika Veriore, do të marrin një përgjigje brenda 4-javësh në lidhje me kërkesën e tyre për azil.
Gjatë pritjes së përgjigjes, emigrantët do të qëndrojnë në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit.
Nëse përgjigjia është pozitive, atëherë do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali.
Në të kundërt, do të kthehen pas në vendet e tyre të origjinës.