Pushuesit që shkojnë në Itali këtë verë janë paralajmëruar për një shpërthim të një sëmundjeje vdekjeprurëse të bartur nga mushkonjat, shkruan “The Sun”.

Zyrtarët shëndetësorë kanë konfirmuar pothuajse 90 raste të virusit të Nilit Perëndimor në disa vende evropiane që nga 9 gushti 2023.

Shifrat nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se shumica e rasteve kanë ardhur nga Italia ku ka pasur 56 infeksione dhe një vdekje të raportuar këtë vit.

Raporti javor zbuloi se rastet e virusit në Evropë pothuajse u dyfishuan nga 48 në 89 midis 3 gushtit deri më 9 gusht, duke sugjeruar se virusi po përhapet me shpejtësi.

Virusi i Nilit Perëndimor është një gjendje potencialisht paralizuese ose fatale që mund të shkaktojë sëmundje neurologjike te njerëzit, si encefaliti dhe meningjiti.

Të dyja përfshijnë inflamacion të trurit dhe mund të jenë vdekjeprurëse.