Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë pas një sherri në Bibbiano, në Reggio Emilia.

Sipas hetimit paraprak, mes të dyve ka shpërthyer një debat për shkak të talljes së italianit ndaj shqiptarit.

Një turmë e të afërmve dhe miqve të viktimës u mblodh menjëherë pas ngjarjes.

Karabinierët me vështirësi dhe pas momenteve të tensionit të fortë krijuan një kordon dhe arritën të largonin vrasësin e dyshuar, teksa personat e mbledhur aty tentuan ta sulmojnë.

Në skenën e krimit u gjet dhe u sekuestrua një thikë kuzhine, që dyshohet se ishte arma e vrasjes.

Dyshohet se autori e ka marrë nga banesa ku jeton me nënën e tij dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të tij shqiptarë.