Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Bareggio, në zonën e Milanos, pasi ka rënë nga çatia e një kompanie zdrukthtarie metalike.
Ngjarje ndodhi pak pas orës 7 e 30 të mëngjesit.
Nga një hetim fillestar duket se ka qenë një aksident në punë.
Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët e ATS po hetojnë çështjen.
Sipas mediave italiane, dyshohet se shqiptari kishte nisur të flinte në kompaninë ku punonte pas ndarjes nga gruaja, pasi në vendngjarje u gjet një dyshek dhe sende të tjera personale.