Duke filluar nga nesër, më 1 qrshor, të gjithë ata persona të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë nuk është e nevojshme të jenë të pajisur me certefikatën e vaksinimit apo tampon.
Autoritetet italiane kanë bërë me dije se vendi do të heqë të gjitha rregullat e hyrjes më 1 qershor.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria italiane e Shëndetësisë ku tha se kërkesa aktuale për të paraqitur certefikatën e vaksinimit apo testin PCR skadon më 21 maj.
Sipas deklaratës së ministrit, duke filluar nga data 1 qershor, të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga vendi i origjinës, nuk do t’u kërkohet më të kenë një çertifikatë të vlefshme vaksinimi, rikuperimi apo testi kur të arrijnë në Itali.
Kjo do të thotë se sapo masa e re të hyjë në fuqi, të gjithëve do t’u lejohet hyrja pa kufizime.
Italia është një nga vendet e BE-së që ka mbajtur disa nga kufizimet më të rrepta për shkak të shkallës së lartë të infeksionit që po regjistronte gjatë fazave të hershme të pandemisë.
Deri më tani, të gjithë udhëtarëve u është kërkuar të tregojnë një certifikatë vaksinimi që vërteton se udhëtari ka kryer vaksinimin parësor në nëntë muajt e fundit ose ka marrë një vaksinë përforcuese. Italia pranoi gjithashtu certifikatat e rikuperimit që vërtetojnë se udhëtari ka kaluar Covid-19 gjatë nëntë muajve të fundit si dhe rezultatet e testit Covid-19.