42-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Nikolin Nika, është vrarë me një mjet prerës para një lokali rreth orës 18:30 të së dielës në Bettola të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se për ngjarjen është arrestuar një shqiptar, pozicioni i të cilit po shqyrtohet nga hetuesit.

Kur ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ka qenë tepër vonë pasi e vetmja gjë që kanë arritur të bëjnë është të konstatojnë vdekjen e tij.

Viktima nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve të marra në qafë të shkaktuara nga mjeti prerës.

Autoritetet po vijojnë hetimet në lidhje me motivet dhe autorin e ngjarjes.