Një 30-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij në San Tammaro të Italisë.
Trupi i pajetë i shqiptarit fatkeq u gjet i shtrirë përtokë, raportojnë mediat italiane.
Rrethanat e vdekjes së 30-vjeçarit mbeten në rrethana misterioze.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
I riu është parë për herë të fundit mbrëmjen e kaluar në një lokal nate rreth orës 21:30, përpara se të kthehej në shtëpi.