Protagoniste e një aksidenti në zonën e njohur si “Mine Peza” në kryeqytet është bërë një vajzë 31-vjeçare, e cila drejtonte mjetin nën efektin e drogës.

Policia në një njoftim për ngjarjen sqaron se e reja po ashtu drejtonte mjetin në sensin e kundër të rrugës dhe ka përplasur 3 mjete të parkuara.

Më pas, drejtuesja e mjetit me iniciale A.O. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen me iniciale A. O., 31 vjeçe, banuese në tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.

Materialet i kaluan prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.