Antonela dhe Mariela Berisha, motrat që dhunuan 24-vjeçaren Klea Prenga janë vetëdorëzuar në polici, pasi prej disa kohësh ishin shpallur në kërkim.
Përmes një njoftimi policia bëri me dije se rreth orës 19:00, ato janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë.
“Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B”, bëri me dije në njoftim policia.
Motrat Berisha goditën me gotë qelqi në fytyrë Klea Prengën, duke i lënë dëme të pariparueshme. Ngjarja ndodhi në një restorant në Tiranë dhe pas përplasjes, ato u larguan me dy automjete. Klea, nga ana tjetër, bëri një reagim publik në rrjetet sociale dhe menjëherë u bë viral lajmi.