Policia greke ka arrestuar një bande shqiptarësh, pasi këta të fundit akuzohen për një sërë vjedhjesh në zonën veriore të Greqisë, siç është Selaniku, Chalkidhiki dhe Pieria.
Autoritetet greke çmontuan bandën që ishte kthyer në tmerr për shumë qytetarë, raportojnë mediet vendase.
Banda prej katër anëtarësh ka vjedhur para, bizhuteri dhe makina që arrijnë në vlerën e 68 mijë eurove.
Sipas hetimeve, autorët kanë nisur aktivitetin kriminal më 25 shkurt të këtij viti.
Banda shqiptare hynte kryesisht në oborret e qytetarëve grekë, ku ishin mjetet e parkuara. Gjithashtu shqiptarët kanë bastisur edhe shtëpitë e grekëve, ku vidhnin bizhuteri dhe para.