Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është thirrur në SPAK ditën e sotme.
Sipas raportimeve Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit, që ka dijeni për një çështje, që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
Ish-ministri i Brendshëm ka qëndruar për rreth 1 orë në ambientet e SPAK.
Ende nuk dihet zyrtarisht çështja për të cilën Lleshaj është thirrur nga SPAK.