INUV i bashkisë Himarë ka nisur një aksion për prishjen e lokaleve në plazhin “Shpella” në bregdetin e Lukovës.

Sipas burimeve gjatë aksionit do të prishen 10 ndërtime, të cilat janë vlerësuar pa leje.

Një pjesë e pronarëve të këtyre objekteve i kanë hequr vullnetarisht materialet nga objektet e tyre.

Në mbështetje të INUV Himarë ka shkuar edhe IKMT dhe policia.