Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sherrin në Borizanë të Krujës, ku fisi Rraja dhunoi dy persona barbarisht, pasi këta të fundit u ankuan për veprimtarinë e një guroreje në pronësi të vëllait të Rrahman Rrajës.
Gazetarja e abc news, Xhensila Kodra tha se pjesë e dhunës ishte dhe djali i deputetit Rraja, Rexhep Rraja. Por sipas saj, në deklaratën e policisë së ditës së enjte, nuk ka asnjë iniciale të djalit të deputetit, i cili në videon e publikuar shihet me sende të forta në duar.
Kujtojmë se më tani janë të arrestuar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja.
Kjo nuk është hera e parë që Rrajat përfshihen në konflikte të tilla dhe ngjarje kriminale në atë zonë. Kujtoni historinë me Xhisiela Malokun dhe më pas me Rramazan Rrajën e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.