Gjatë kohës kur kryeministri Rama po fliste për dosjet e Sigurimit në seancën e fundit parlamentare, ai u përfshi në replika me deputetët e PD-së.
Disa prej tyre duke e akuzuar për hipokrizi i kujtuan se pjesë të kabinetit kishte edhe pasardhës të ish-drejtuesve komunistë, mes të cilëve u përmend edhe Belinda Balluku, mbesa e Beqir Ballukut.
Zv.kryeministrja i komentoi deklaratat nga parlamenti në një intervistë për Euroneës Albania duke e quajtur këtë një nga sportet më të ndyra të kuvendit.
“Një fakt që nuk mohon dot askush për familjen time, për familjen Balluku dhe nuk flas këtu për farefisin, po flas këtu për gjyshin tim, gjyshen, mamanë, babain, xhaxhallarët dhe dy hallat e mia, pra për familjen e ngushtë, familja ime ka në kurriz 135 vjet burg dhe internim dhe nuk e di kush nga deputetët e parlamentit ka gojë të zërë emrin e familjes time” – u shpreh Balluku.