Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Lundër të Tiranës.
Një 84-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H.Sh.
Rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta, teksa grupi hetimor po verifikon edhe pistën e një veprimi aksidental.
Ka dyshime se për shkak të moshës së thyer dhe vuajtjeve, viktima të ketë kaluar në depresion të çastit, ndikuar edhe nga patologjitë e moshës.
“Rreth orës 21:55, në Lundër, dyshohet se është vetëvrarë, me armë gjahu çifte, shtetasi H. Sh., 84 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.