Policia greke ka reaguar mbi aksidentin tragjik në Edessa ku dyshohet se kanë vdekur 5 shqiptarë. Aksidenti ndodhi përgjatë aksit Follorinë-Selanik, ku një automjet me targa shqiptare u përplas në mënyrë ballore me një kamion. Policia nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e viktimave.

“Sot (18.07.2023) rreth orës 17:50, në unazën e Edessë-s, automjeti në të cilin ndodheshin 5 persona (shoferi dhe 4 pasagjerë), është përplasur me një kamion, i drejtuar nga një shtetas i zonës. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit dhe kanë vdekur 5  personat që ndodheshin në veturë. Nga ana e Departamentit të Qarkullimit në Edessës po kryhen hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, thekson policia.