Një person ka humbur jetën në Sarandë, pasi është rrëzuar nga lartësia e një pallati.
Mësohet se shtetasi me iniciale E.K., rreth 50 vjeç ishte duke punuar në pallatin, ku po ndërtohej dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.