Pasditen e sotme në fshatin Ruzhdie në Patos një punëtor me origjinë egjiptiane, ka humbur jetën teksa po punonte në një shtyllë tensioni të lartë.
40-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po punonte dhe kjo mund të ketë dërguar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po vijon punët për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.