Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Policia bën me dije se gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës, i cili ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes