Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Greqi pasi ka rënë nga lartësia duke punuar për lyerjen e një pallati. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës, teksa 49-vjeçari punonte në një nga kantieret në zonën Argyrain të Mykonos.
Sipas protothema.gr, punëtori ishte përgjegjës për lyerjen në murin e jashtëm të pallatit dhe për arsye të papërcaktuara u shemb mbi materiale ndërtimi duke sjellë vdekjen e menjëhershme.
Siç raporton protothema.gr, punimet siç rezultoi nga hetimet paraprake, janë kryer pa leje ndërtimi, ndërsa punëtori shqiptar nuk dispononte dokumente të ligjshme qëndrimi në Greqi. Nga të dhënat e deritanishme nuk është mundur të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes. Punëdhënësi i viktimës kërkohet nga policia pasi akuzohet për ‘vrasje me paramendim”.
Trupi i pajetë i punonjësit shqiptar do të transferohet në mjekësinë ligjore të Pireut me urdhër të zv/prokurorit të Gjykatës së Rrethit Siros.