Një minator 60-vjeçar ka ndërruar jetë teksa punonte në Bulqizë këtë të diel.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:30.
Minatori është dërguar në spital, mirëpo sipas policisë, ka qenë pa shenja jete.
“Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë”, njoftoi policia.
Policia po vijon punën për hetimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
“Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes”, njoftoi policia.