Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gurrë Petrelë në Tiranë, ku një i mitur 12-vjeçar ka ndërruar jetë.

Sipas informacionit paraprake, rreth orës 18:15, djali u dërgua në spital nga familjarët e tij për ndihmë mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të shpëtuar jetën e tij, ai nuk arriti të mbijetojë. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Grupi hetimor është angazhuar për të hetuar incidentin dhe për të identifikuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Pritet që në vijim, policia të ofrojë më shumë informacion mbi ngjarjen, ndërsa mjekët dhe ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.