Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë.

Një elektricist dyshohet se është rrëzuar nga shtylla në të cilën po punonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13.30.

Elektricisti i mbijetoi rënies, por për fat të keq humbi jetën në spital ku ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.