Humb jetën duke ushtruar detyrën elektriçisti 60-vjeçar.

60-vjeçari shkoi të riparonte defektin pasi fshati Muçan i Elbasanit kishte mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq, por për fat të keq humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Elbasan.

Mësohet se aksidentalisht elektricisti ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke gjetur vdekjen e menjëhershme.