I moshuari nga Durrësi që u sulmua pak ditë më parë nga një qen pitbull ka ndërruar jetë në spital.
Raportohet se 84 vjeçari Halil Basha kishte marrë plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë. Ngjarja u regjistrua pasditen e së enjtes në lagjen nr. 13.
Sakaq, në pranga ra edhe pronari i qenit, ndaj të cilit rëndon vepra penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.
Mësohet se 44 vjeçari Armand Lala e mbante pitbullin në shtëpi por në një moment pakujdesie qeni ka mundur të shpëtojë dhe të dalë në rrugët e qytetit ku edhe ka sulmuar të moshuarin.